Kurti: Në këto 100 ditë, kishim dhe 100 pengesa

schedule15:21 - 13 Maj, 2020

schedule 15:21 - 13 Maj, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagoi të mërkurën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe atyre që i quajti parti të regjimit të vjetër. Kurti e quajti presidentin të frustruar dhe shtoi se opozita u angazhua të rrëzonte qeverinë në mes të pandemisë.

Kryeministri në detyrë tha gjithashtu se qytetarët presin që politika të bëhet bashkë në kohë krize dhe të lërë mënjanë luftën politike.

“Na u bënë bashkë i gjithë regjimi i vjetër vetëm për të rrëzuar një ministër që është treguar nga çdo parametër i suksesshëm.

Pse gjithë ky inat pse gjithë kjo nguti për të marrë ulësen e kryeministrit përmes presidentit të cilën unë e kam fituar me votë të qytetarëve”, tha ai.

Kurti tha se zgjedhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Është për keqardhje trajtimi që i është bërë kryeministrit dhe qeverisë nga presidenti dhe nga regjimi i vjetër në këto 100 ditë për fatin e keq më së paku kam humbur unë e më së shumti shteti. Këta shtetin e japin por humbjen nuk e pranojnë. Rruga përpara janë zgjedhjet me masa mbrojtëse e tashmë ka edhe parti tjera që do kërkojnë të njëjtën gjë, qeveria është në detyrë dhe do të vazhdojë të mbetet kështu deri në zgjedhje të reja. Qeveria u rrëzua por një popull i tërë u ngrit”, tha Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!