Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se grupet kriminale në barrikadat e vendosura në veri po imitojnë ish-gjeneralin e detashmenteve çetnike, Drazha Mihailoviçin. Kreu i qeverisë së Kosovës ka shtuar se barrikadat e Wagnerit në veri janë vendosur nga njerëz me uniforma të errëta.
“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviçin. Barrikadat e Wagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë Kurti. /abcnews.al