Kurti: Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi avancon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

schedule07:18 - 16 Mars, 2023

schedule 07:18 - 16 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, tha se Kosova në dialog me Serbinë mbetet e përkushtuar, konstruktive dhe kreative.

Kurti deklaroi se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën avancim të marrëdhënieve dy vendeve.

“Sa i përket dialogut me Serbinë ne jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ. Ne besojmë se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, theksoi ai.

Kurti foli edhe për drejtat e pakicave në Kosovë, ku nënvizoi se Kushtetuta e Kosovës ofron kornizën e duhur për respektimin e të drejtave të pakicave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!