Sipas analistit Frrok Çupi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur të “pastrojë” imazhin e tij politik përmes bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si pjesë të një procesi që, sipas tij, ka favorizuar Kurtin.
Ai theksoi se Osmani fillimisht ka qenë në mbështetje të këtij kursi politik, por më pas ka reflektuar kur ka kuptuar se përfitimet, sipas tij, përqendroheshin te Kurti dhe marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Në analizën e tij, Çupi e përshkroi Kurtin si një politikan me qëndrime kundër Perëndimit dhe paralajmëroi për pasoja të mundshme negative për Kosovën në të ardhmen. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për kulturën politike, duke e lidhur atë me interesa personale dhe mungesë vetëreflektimi te liderët politikë.
“Albin Kurti me anë të Vjosës ka fshirë historinë e tij të pistë, e ka bërë të pastër. Vjosa dekretoi në favor të Kurtit. Vjosa ishte partizane e këtij revolucioni. Kthesa e saj u pa sapo kuptoi që të gjitha përfitimet Albini i kërkonte për vete, që lidhej me marrëdhëniet me aleatët.
Kurti është një kundër Perëndimor. Ai do ta lërë Kosovën të shkatërruar, kur të mos ia hedhë sytë njeri. Ai do e nxjerrë në ankand. Kurti është një banor hoteli i paregjistruar në Kosovë. Fenomeni i Vjosës, shpërthejmë se jam unë, gjë që dëshmon për kulturë politike shumë të ulët, interesa personale dhe dëshmojnë se këta janë politikanë që nuk njohin veten”, tha analisti Çupi.


