“Kurti kontrollon servilët”, Shqiprim Arifi: Mbi 60 mijë qytetarë bojkotuan zgjedhjet për shkak të frymës përçarëse

schedule16:19 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 16:19 - 20 Dhjetor, 2023

PRESHEVË- Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën në Serbi garuan të ndarë me dy lista, ndërsa dhe pjesëmarrja ishte shumë e ulët.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kontribuuar si faktor përçarës mes shqiptarëve.

Gjatë një interviste për Ballkan Update, Arifi tha se Kurti mund të kontrolloje “servilët politikë”, por jo qytetarët e Luginës.

“I kontrollon servilët, por nuk e kontrollon popullin tonë. Nuk e kontrollon fare Preshevën dhe nuk ka mundësi ta kontrollojë”, theksoi Arifi.

Ai theksoi se shumë qytetarët i bojkotuan zgjedhjet pasi Kurti mbolli “farë përçarëse” mes shqiptarëve.

“Beteja ishte me Kamberin dhe Kurtin. Nuk është një betejë me fuqi të barabartë. Mbi 60 mijë shqiptarë  i kanë bojkotuar zgjedhjet për shkak të përçarjeve. Për mua është një betejë e humbur në këtë vend, sepse me 13 mijë vota Kamberi nuk kishte mundësi për të marrë mandat”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!