Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se Ambasada e Kosovës në Mbretëri të Bashkuar do zhvendoset në Hyde Park.
Kurti u shpreh se Kosova është e interesuar të forcojë lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar.
“I emocionuar të ndaj që ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ka një adresë të re dhe së shpejti do të zhvendoset në Hyde Park në një shtëpi që i përkiste komedianit të ndjerë, Spike Milligan. Ne jemi të nderuar nga historia kulturore që mban lokacioni dhe synojmë të forcojmë më tej lidhjet tona”, shkroi Kurti në Twitter.
Excited to share that the ?? embassy in ?? has a new address and will soon be moving to Hyde Park at a home that belonged to the late comedian Spike Milligan. We are honored by the cultural history that the location holds and aim to further strengthen our ????ties from there. pic.twitter.com/4rrzvIY3kx
— Albin Kurti (@albinkurti) April 11, 2023