Kurti kërkon ndihmën e Gjermanisë/ Haziri: Albini po i shfrytëzon për interesat e tij politikë

schedule16:50 - 29 Prill, 2024

schedule 16:50 - 29 Prill, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka telefonuar kancelarit gjerman Olaf Scholz të cilit i ka kërkuar ndihmë që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e shtetit të tij në Këshillin e Evropës.

Lidhur me këtë telefonatë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për “Ballkan Update” se Kurti po e shfrytëzon këtë situatë për interesat e tij politik. Ai ka e konsideruar Kurtin një njëri problematik.

“Si duket jemi para një rregulli të pashkruar, një kërkesë politike që po vjen nga treshja evropiane me Francën. Telefonata e presidentit Macron ka këtë kuptim, telefonata e kancelarit Scholz po ashtu, gjithashtu dhe kryeministrja Meloni mund të shpreh interesim përkundër probleme të saj atje. Por këta kanë marrë një rol aktiv në shkaktimin e progresit në normalizimin e raportit Kosovë-Serbi. Zoti Kurti po i përkthen këto telefonata si biseda në raportet e tija me treshen europiane dhe po i shfrytëzon për konsum të brendshëm politik”, tha ndër të tjera Haziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!