“Kurti ka hapur konflikt me aleatët”, Meçe: Politika sfiduese e tij, çështje serioze. Lidhet me sigurinë e Kosovës

schedule17:38 - 22 Gusht, 2024

schedule 17:38 - 22 Gusht, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se Albin Kurti ka hapur një konflikt me aleatët strategjikë të Kosovës, SHBA dhe BE-në. Në një intervistë për “Newsline” me gazetarin Emilian Islami, analisti theksoi se politika sfiduese e Kurtit është një çështje serioze pasi lidhet dhe me sigurinë e Kosovës por edhe të Ballkanit.

“Ka kohë që DASH po mban qëndrim kritik ndaj Kurtit. Dhe Kurti po mban qëndrime të pakoordinuara jo vetëm me faktorin amerikan por dhe BE dhe është bërë shqetësues në këtë çështje. Qëndrimi i tyre nuk është i lidhur me ardhjen e shefit të sigurisë. Duke qenë se qëndrimet e ambasadorit amerikan dhe administratës së lartë amerikane kanë qenë të dukshme anti-Kurti, ka mbajtur qëndrime që godasin disa lëvizje që hapin probleme në Kosovë dhe në zonën veriore.

Janë lëvizje që e shprehur në mënyrë diplomatike nga aleati strategjik ka dënuar veprimet e Kurtit, dhe në planin propagandistik në Kosovë, është bërë e dukshme konflikti që Kurti ka hapur me faktorin strategjik. Kurti ka shpërndarë tezën vajtja e tij në Amerikë është thjesht një vajtje që krahas konventës ka mbështetje amerikane.

Koha do ta tregojë se çfarë qëndrimi do të mbajë BE dhe BE ndaj kësaj politike sfiduese të Kurtit është çështje shumë serioze sepse lidhet dhe me sigurinë e Kosovës, Ballkanit. Kosova është pikë shumë e nxehtë, ku në konflikte të mundshme, mund të provokohen edhe shpërthime të cilat faktori ndërkombëtar i mban shumë në vëmendje“, u shpreh Meçe./abnews.al