Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kurti i shkëputur nga Shqipëria”, Çejku: Nuk ka bërë asnjë vizitë dhe asnjë urim për ecurinë drejt BE-së

schedule20:24 - 13 Tetor, 2025

schedule 20:24 - 13 Tetor, 2025

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-ambasadori Arben Çejku ka ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me sjelljen politike dhe qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Shqipërisë.

Çejku vuri në dukje mungesën e kontakteve dhe bashkëpunimit institucional të Kurtit me Tiranën, si dhe theksoi një distancim të qëllimshëm të tij nga zhvillimet pozitive në Shqipëri.

Sipas tij, Kurti po ndjek një linjë të re nacionalizmi dhe po përpiqet të ndërtojë një formë autokracie, duke mos pasur as komunikim me institucionet shqiptare, as me opozitën. Kritikat e Çejkut përfshijnë gjithashtu pasojat ekonomike të kësaj qasjeje dhe mungesën e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta kombëtare.

“Ka kaq kohë që Kurti ka një aks tjetër në raport me nacionalizmin. Unë nuk gjej një lajm që Kurti të ketë bërë një ditë pushime në Shqipëri, ose të kalojë një ditë jozyrtare në Shqipëri. Nuk më surpzion raporti i Kurtit me Shqipërinë. Po përpiqet të krijojë autokracinë e vet. Nuk e di se sa e ligjshme është kjo qeveria e tij, nuk është normale që të marrë nga shkurti.

Është një nga politikanët që për çudi ka një ngërç me marrëdhëniet me kryeministrin dhe Shqipërinë. Nuk ka dhënë asnjë mesazh edhe kur Shqipëria bën përpara. Duket sikur nuk i pëlqen raporti që Shqipëria ka me Beogradin. Nuk po gjejnë gjuhë e përbashkët as për të bërë një enciklopedi të kombit shqiptar.

Investitorët tjetër qasje kanë në Tiranë dhe tjetër në Prishtinë. Ekonomia po e ndjen qasje e ngurtë të Kurtit. Kurti nuk ka asnjë lloj komunikimi me asnjë institucion në Shqipëri, as me opozitën”, tha Arben Çejku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!