Kurti i jep “zë” Vuçiç/ Seancë e jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB

schedule21:57 - 8 Shkurt, 2024

schedule 21:57 - 8 Shkurt, 2024

Kokëfortësia e kryeministrit Albin Kurtit dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë ai pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga aleatët më të fortë të Prishtinës, i dhanë “ zë” Serbisë në seancën e jashtëzakonshme të këshillit të sigurimit të Okb-së që u zhvillua në New York.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç akuzoi qeverinë Kurti se ka ndërmarrë vendime me qëllim persekutimin e serbeve nga territori i Kosovës. Për herë të parë në 24 vitet e fundit, amerikanet nuk kundërshtuan mbajtjen e seancës se hapur ku Vucic do të akuzonte Prishtinën për pastrim etnik.

“Institucionet e përkohshme të Prishtinës kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët dhe bëjnë sulme sistematike ndaj serbëve dhe persekutimin e tyre. Nuk ekziston asnjë bazë e argumentimit në Prishtinë që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë është mundësi për të ofruar të ashtuquajturin sundim të ligjit. Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe. Janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, prej se Qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve.

Akuza këto që Kurti i hodhi poshtë.

“Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.”

Megjithatë as mbledhja e këshillit të sigurimit nuk arriti të binde  kryeministrin Kurtin të tërhiqet. Kreu i qeverisë së Kosovës këmbënguli sërish se ky vendim është në zbatim të ligjit dhe se e vetmja gjë që e shqetëson Beogradin është fakti që po ndalohen “thasë” me dinarë në kufij.

“Rregullorja sjell ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe politikën monetare të BE-së. Beogradi ka thirrur alarm jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por për shkak se po ndalohen thasë me dinarë në kufij dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen.”

Në nisjen e seancës, Shefja e UNMIK-ut, tha se hyrja në fuqi e rregullores së bankës qendrore është shndërruar në shqetësim për komunitetin lokal dhe ndërmjetësit ndërkombëtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!