Kurti homazhe në Prekaz: Ende nuk ka drejtësi për krimet e Serbisë

schedule08:47 - 24 Mars, 2021

schedule 08:47 - 24 Mars, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Prekazi tregon më së miri se nga vijmë dhe se ku duhet të shkojmë”, u shpreh ai.

Lexo edhe: 22 vite nga bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë

Ai theksoi se drejtësia për krimet e Serbisë nuk është vënë në vend, ndërsa shtoi se gjaku i tyre nuk humbet kurrë dhe se emri i tyre nuk mund të harrohet.

Lexo edhe: 22 vite nga bombardimet e NATO-s, Rama: Datë e pashlyeshme për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe sot në ditën e parë të punës erdhëm herët në Prekaz në këtë vend të flijimit e të bashkimit, ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar, i dha hov ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtar, e cila më 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme të historisë së njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha Kurti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!