Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti “hap thesin” para zgjedhjeve/ Shpërblim për shtresat në nevojë, ekspertët: Teknikë për të blerë votat

schedule17:08 - 22 Maj, 2026

schedule 17:08 - 22 Maj, 2026

Një tentativë klasike për të blerë vota.

Kështu e quajnë ekspertët e ekonomisë veprimin e fundit të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij në detyrë.

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 7 qershorit Kurti vendos të jap 100 euro shtesë për disa kategori si pensionistët, fëmijët, puntorët e sektorit privatë dhe studentët, ndërsa do të rriten shtesat edhe për lehonat.



Kurti u përpoq ta shpjegonte veprimin si një pako që po shpërndahet pas pamundësisë për ta miratuar atë në kuvend, dhe përpjekje për të zbutur ndikimin e inflacionit.

Kritikat nuk kanë munguar.

Njësoj si ekspertët e ekonomisë edhe opozita e cilëson këtë këtë akt në mes të procesit zgjedhor si një tregues për shterpësinë e ideve të një pushteti që tenton të blejë votat e qytetarëve të vendit të dytë më të varfër në Evropë.

Të njejtat veprime, Qeveria Kurti i ndërmori edhe në prag të zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa vendi rrezikon të humbas jo pak, por 250 milionë euro nga fondet e Planit të rritjes së Bashkimit Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!