“Kurti fton Thaçin në takim, i lë tre orare. A do të japë sqarime presidenti për takimin me Vuçiç?”

schedule08:01 - 4 Mars, 2020

schedule 08:01 - 4 Mars, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar këtë të mërkurë në një takim presidentin Hashim Thaçi.  Në këtë takim pritet që shefi i qeverisë do të kërkojë të bashkërendojë veprimet me kreun e shtetit rreth politikës së jashtme.

Përmes një letre dërguar kreut të shtetit thuhet se përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare.

“Përfaqësimi i Kosovës do të jetë sa më i denjë në arenën ndërkombëtare dhe këtë mund të arrijmë duke qenë të harmonizuar në qëndrimet tona të cilat përveç suksesit do të garantonin edhe zhvillimin ekonomik e siguri shtetërore kombëtare” thuhet në letrën e Kurtit.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raporton për ABC e Mëngjesit se kërkesa e presidentit akoma nuk ka marrë përgjigjë nga kryesia e Kuvendit në lidhje me caktimin e një date për zhvillimin e një seance. Sipas saj ende nga kryesia nuk ka dhënë asnjë informacion nëse do të mblidhet sot për të vendosur një datë për seancë plenare me kërkesë të presidentit Thaçi, i cili ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të raportuar në lidhje me takimet e bëra në SHBA. Gjithashtu pritet që këtë të mërkurë të zhvillohet një takim mes kreut të shtetit dhe kryeministrit me kërkesë të këtij të fundit.

Kryeministri shton se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit, duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë shtetin.

Kurti i kë dhënë në dispozicion presidentit tri orare të ndryshme, e para në ora 09:00, pastaj në ora 13:00 si dhe në ora 18:00. Deri më ta ni, nuk ka një përgjigje nga ana e kreut të shtetit, ose të paktën nuk dihet publikisht për një gjë të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!