Kurti: Forcat Speciale në kufi për mbrojtje të policisë, jemi kundër dhunës, duam zbatim vendimi

schedule11:11 - 27 Shtator, 2021

schedule 11:11 - 27 Shtator, 2021

Kryeministri Albin Kurti këtë të hënë  ka pritur në një takim  homologun e tij  shqiptar Edi Rama ku ka komentuar dhe situatën e krijuar në veri për shkak të reciprocitetit të targave.

Kurti në deklaratën e tij është shprehur se ato nuk kërkojnë tensionim të situatës mes dy vendeve por thjesht zbatim të një vendimi qeveritar.

Sipas tij Forca Speciale e Kosovës ndodhet në kufi për të ruajtur policët dhe jo për të demonstruar forcë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ato janë për një stabilitet mes dy vendeve dhe me heqjen e targave të përkohshme të Serbisë dhe të Kosovës do të lehtësojnë më shumë lëvizjen mes dy vendeve.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me institucionet ndërkombëtarë me përfaqësitë dhe me mekanizmat. Njësia speciale e Kosovës nuk është në Bonjak dhe në Jarinë ato janë aty në detyrë dhe kanë për detyrë të mbrojt policët kufitare. Nëse nuk do të ishin trupat e Forcave Speciale atje do të ishin në rrezik. Ka kaluar shifra prej 10 mijë automjetesh që kanë ardhur nga Serbia dhe kanë marrë targat e përkohshme të Kosovës. Ku ka polici të Kosovës nuk ka dhunë dhe incidente, dhuna ka adresë tjetër dhe kurrsesi institucionet e Kosovës dhe personelin e saj. Policia e Kosovës është profesionale dhe kurajoze dhe u jam mirënjohës për punën që kanë bërë.

LEXO EDHE: Kurti në konferencë me Ramën: Të hiqen barrierat mes dy vendeve, mbledhim qeveritë në nëntor

Ne kemi bërë një ofertë dhe kemi thënë se nuk ja vlen që të ketë targa të përkohshme Kosovë dhe Serbi dhe më shumë kanë arsye shqiptarët në këtë sens sesa duhet që harta e Kosovës duhet të vriste sytë serbëve në Serbi. Ne kemi thënë që të heqim një gjë të tillë që të jemi më të lirshëm. Njësia speciale e Kosovës nuk ndodhet aty për të demonstruar forcë por për të ruajtur policinë e Kosovës. Unë nuk jam shfaqur asnjëherë me ministrin e mbrojtjes, por vetëm me atë të brendshëm, ndërsa Serbia e ka sjellë në kufi ministrin e Mbrojtjes. Për ne kjo është çështje për zbatim ligji, s’ka asgjë kundër qytetarëve serbë në Kosovë. Ato që kanë bllokuar rrugën kanë bllokuar edhe veten. Ne jemi këtu për të shërbyer të gjithëve pa dallim përkatësie kombëtare”, është shprehur Kurti./abcnews.al