Kurti flet para kuvendit gjysmë të boshatisur: Pavarësia u shpall në Kaçanik/ Sfidon ambasadorët: Do mbrojmë vendin nga terroristët serbë

schedule12:45 - 17 Shkurt, 2024

schedule 12:45 - 17 Shkurt, 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit për Ditën e Pavarësisë, theksoi se Kosova është shteti më i ri në rajon por shumë i pjekur. Ai tha se vendi u bë republikë që në kuvendin e Kaçanikut. Kurti gjithashtu sulmoi edhe Serbinë teksa tha se zgjodhi të përfësonte terrorizmin.

“Edhe sot si çdo vit mblidhemi për të uruar ditëlindjen e Kosovës. Me 16 vitet e saj në supe, është shteti më i ri rajon, por me vetëdije të pjekur po aq sa shtetet më të vjetra se ajo. Pavarësia ishte realizim i një aspirate popullore. Kosovën e ka pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve. Kosova u bë Republikë në Kaçanik dhe u luftua me pushkë të UÇK-së. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, Kosova fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah më 1999. Më 2008 s’kishte mbetur dilemë te ndërkombëtarët se nëse Republika e Kosovës do të vinte.

Por diskutohej të vinte në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, shtetin serb, që kishte dashur ta mbyste idenë e shtetit të shqiptarëve. Të gjithë e kemi të qartë se në rast Serbia shtetërore do të ishte ndjerë sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën që më 2008.”, u shpreh Kurti.

Kosova garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht te serbët. Shqiptarët në Luginë janë pakica më e diskriminuar në Evropë, që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit me të ashtuquajturin pasivizim të adresave. Është për keqardhje që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe bllokimit të funksionimit të brendshëm të Kosovës dhe njohjeve të jashtme. Ajo vazhdon të refuzojë nënshkrimin e planit franko-gjerman dhe nuk nënshkroi marrëveshjen bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mire evropiane.

Në vend të saj, ajo përfaqësoi terrorizmin. Edhe aty dështoi me turp përballë heroizmin dhe profesionalizmit të Policisë sonë. Për mbrojtjen e Republikës sonë nga sulmi i financuar dhe drejtuar nga Serbia, u desh që sërish të jepnim dëshmor. Afrim Bunjaku i shtohet kësaj liste. Lavdi dëshmorëve, Republika nuk ju harron.”, u shpreh Kurti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!