Kurti, fitore delikate/ I pari me 41 për qind, por akoma nuk dihet vota e emigrantëve

schedule23:56 - 10 Shkurt, 2025

schedule 23:56 - 10 Shkurt, 2025

“Albin Kurti nuk arriti ta formonte i vetëm qeverinë e re të Kosovës. Premtimi për më shumë se 500 mijë vota është përkthyer në një ëndërr të parealizuar të kryeministrit Kurti”

Tashmë Albin Kurtit i duhet të përdorë kohen që ka në dispozicion nga kodi zgjedhor për t’u futur në bisedime me subjektet e tjera politike në mënyrë që të sigurojë votat për shumicën qeverisëse. Të përjashtuar janë vetëm partitë serbe.

Partia Demokratike e Kosovës arriti një rezultat me rreth 4 për qind më shumë se zgjedhjet e 2021, ndërsa LDK pretendonte për më shumë vota, duke pamundësuar formimin e një qeverie të re mes partive opozitare.

Llogaritë politike duhet të bëhen mirë, sepse tashmë sfida e radhës është zgjedhja e presidentit të ri të vendit, me mbarimin e mandatit të Vjosa Osmanit.

Minoritet ai serb dhe të tjerat kanë të garantuara me ligj 20 vende në total në parlamentin e ri.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte edhe rënia e sistemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që la ne terr informativ mediat dhe qytetarët e interesuar për rezultatin, për të cilin kreu I KQZ ka deklaruar se është I gatshëm të nisë një hetim administrativ.

Nuk dihet ende nëse pas kësaj ndodhie fshihet një sulm kibernetik, ndërsa problemi më i madh për vendin është marrëdhënia me ndërkombëtarët, dhe izolimi i vendit nga bashkëpunimi me perëndimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!