Kurti e Osmani: Akt terrorist i Serbisë/ Reagon Beogradi: Mos ngrini gishtin pa prova

schedule14:06 - 30 Nëntor, 2024

schedule 14:06 - 30 Nëntor, 2024

Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Varragë të Komunës së Zubin Potokut ku u dëmtua kanali i ujit Iber- Lepenc nga ky furnizohen disa qytete me ujë Kryemininistri I Kosoves Albin Kurti Akuzoi Serbine për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit. Ne nje conference te jashtezakonshme per mediat para mesnates, Kryeministri I Kosoves deklaroi se ky akt eshte kryer me qellimin per sabotuar furnizimin me uje dhe energji elektrike per qytetaret e Veriut.

Kurti iu ka bërë thirrje qytetarëve që “të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi njoftimet” zyrtare nga organet e vendit, të cilat ka thënë se “janë të angazhuara në menaxhimin e situatës dhe rikuperimin e dëmit”.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fajësoi “bandat kriminale serbe” për sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës.

Por Ministri i Puneve te jashtme ne Serbi Marko Gjuriq i cili shkroi se denon sulmin me termat me te ashper, akuzoi Albin Kurtin se ai nuk mund te ngre gishtin ndaj Beogradit Zyrtar . Gjuriç shkroi se ne kete sulm mund te jete perfshire “Regjimi i Albin Kurtit” sic e quajti ai ne statusin e tij ne X ndersa shtoi se Serbia eshte e gatshme te investoje per riparimin e  kanalit te demtuar.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, dënoi ashpër sulmin ndaj “infrastrukturës kritike në Kosovë”, pas dëmtimit të kanalit të ujit në veri.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën, do të mbështesim një hetim gjithpërfshirës dhe kemi ofruar mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës për t’u siguruar që përgjegjësit e këtij akti kriminal të identifikohen dhe mbahen përgjegjës”, tha ai në X.

Edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dënoi “sulmin ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok, i cili po lë pa furnizim me ujë pjesë të konsiderueshme të Kosovës”. Ai tha se tashmë “ka ofruar ndihmën e BE-së për autoritetet e Kosovës”, dhe se “incidenti duhet të hetohet, ndërsa përgjegjësit të vihen para drejtësisë”./abcnews.al