Nga tubimi që shënoi kthimin e Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ish presidentja e vendit i dërgoi disa mesazhe të forta Albin Kurtit.
Në fjalimin e saj, teksa foli për kthimin në shtëpi, ajo tha se në postin e kreut të shtetit, kurti donte vetëm një politikan-kukull, pa fuqi në vendimmarrje dhe pa ndikim në arenën ndërkombëtare.
Madje, sipas saj, sjellja e kurtit cënoi rënd marrëdhëniet me aleatin historik, shba-të.
Një shtet serioz nuk i teston aleatët e lirisë, por punon bashkë me ta në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetueshmërisë së vendit tonë. Sepse historia jonë dëshmon se sa herë kemi qenë pranë aleatëve tanë kemi fituar e sa herë egoja është vendosur mbi shtetin, kemi paguar çmim të lartë. Pra, po e kuptoni tani, që ata presidencën e donin si një simbolikë, e donin si një hiç.
Sipas Osmanit, qëndrimi i saj në krye të shtetit ishte pengësë sepse gjatë mandatit të saj partneriteti më uashingtonin u bë më i fortë se kurrë.
Të konsiderojnë si pengesë kur partneriteti me ShBA-të u bë më i fortë se kurrë. Kur BE-ja nisi të hiqte masat kundër Kosovës. Kur rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real e i mbështetur nga aleati ynë strategjik. Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha kytë bëhen pengesë dhe frikë, e arsye për bllokadë të shtetit tonë dhe zgjedhje të panevojshme.
Kritike në qëndrimin e saj Osmani tha se politika duhet të jetë mbi çdo person dhe interes personal dhe se Kosova sot gjendet përballë dy rrugëve: izolimit dhe krizës politike ose stabilitetit dhe forcimit të shtetit përmes aleancave ndërkombëtare.
Ditë pas ditë lëvizjet politike pas kuintave po bëhen të qarta.
Një nga protagonistet kryesore, e rikthyer në politikën aktive në vend po “rrëfen” versionin e saj të historisë se pse ajo nuk u porpozua nga Albin Kurti si presidente dhe pse Kosova rrëshkiti përsëri në zgjedhje.
Pasditen e të dielës LDK mirëpriti kthimin e Osmanit në parti duke e shpallur atë personin që do të kryesoj listën në garën e 7 qershorit dhe kandidaten e tyre për presidente, ndërsa Lumir Abdixhikun, kandidatin e partisë për kryeministër.


