Ka nisur protesta e organizuar nga shoqëria civile, veteranët e UÇK dhe opozita kundër qeverisë së Albin Kurtin në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë.
Në podium ka mbajtur fjalën e tij Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, i cili është shprehur se Kurti di vetëm të genjejë.
Ai po ashtu u shpreh se Kurti po na dëmton lirinë për të cilën kanë luftuar dhe i bën thirrje që t’i kthehet popullit dhe të rehatojë atë.
Në fund ai i kërkon të pranishmëve që të marrin edhe të rjerë me vete dhe të bashkohen për të rrëzuar këtë qeveri.
“Ju jeni liria e Republikës së Kosovës. Unë e di që krejt Kosova është për liri. Kush është ai që nuk i përkrah veteranët e luftës. Ku jeni o ju që ju dhamë votat, ku jeni për këtë popull. Ruhuni se ju nuk dini cfarë është liria, ruhuni se dini vec me na rrejt, dini veç me na mashtru, veç me na shëmtu.
E kemi gëzuar një liri të cilën po na e dëmtojnë. Kush po na e dëmton? Ata që thojnë që veteranët nuk kanë të drejtë me marrë një pagë minimale, me marr frymë normal, nuk kanë të drejtu me jetu, s’kanë te drejtë fëmijtë me jetu.
U kisha lut atyre në karrige të buta, kthenju këtij populli, rehatoni popullin, ai që është për mos me rahatu popullin, mos ju rehatoftë jastëku ku flen.Të bashkohemi të gjithë për largimin e qeverisë” tha ai.r.t/abcnews.al