“Kurti dhe Vuçic, liderë populistë”, Shala: Shfrytëzojnë krizat për të mbajtur pushtetin

schedule16:27 - 6 Shkurt, 2024

schedule 16:27 - 6 Shkurt, 2024

Anëtari i Kryesisë së PSD, Azdren Shala ka deklaruar se çështja e dinarit zgjidhet nëpërmjet asociacionit. Në një lidhje me Skype për ‘Ballkan Update’, ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti po nxit tensione etnike dhe po kërkon të bëjë liderin.

Sipas Shalës, Kurti dhe Vuçiç janë liderë populistë, të cilët shfrytëzojnë krizat për të mbajtur pushtetin.

“Bashkimi Europian është i qartë, marëveshja mes Kosovës dhe Derbisë duhet të bazohet menjëherë, jo me pjesë të caktuara. Çështja e dinarit dhe të tjerat janë thjesht teknike. Trajtimi i çështjeve në mënyra të veçanta po nxit tension. Ata thonë të zbatohet marrëveshja e plotë, jo disa pjesa po, disa jo.

Këtë marrëveshje e ka pranuar si Kurti dhe si Vuciçi. Ky i fundit e di këtë punë, por i duhen serbët në politikë. Edhe Kurti e di këtë, por edhe atij i duhen gjithashtu. Kurti ka bërë shumë gabime të tjera në Kosovë, por ideja është që ai të bëjë rolin e liderit. Në fillim ka bërë rezistencë, por më vonë është tërhequr.

Për fatin e keq të qytetarëve të Kosovës, edhe opozita i ngjan qeverisë. Ajo që kemi parë ne gjatë këtyre katër viteve të qeverisjeve, është se cila parti opozitare i ngjan më shumë Kurtit. Këta kanë veç një hall për të ruajtur elektoratin e vetë.

Kurti do të zvarrisë asociacionin, prandaj kjo opozitë është e humbur. Edhe në ëndrrën e tij më të madhe, ai nuk e ka arritur këtë. Lider populist si Kurti nuk mund të mbijetojnë në politikë pa kriza. Edhe kur ka qene në opozitë, ai ka krijuar kriza. Kurti nuk mund të mbijetojë dot pa kriza. Si te ‘Ferma’ e Orwell, ku ata i duhet të krijonin armiq për të justifikuar gabimet e tyre”, u shpreh Shala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!