Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konference për mediat, ku ndër të tjera tha se tensionet e rieskalimit të situatës tanimë nuk janë në Prishtinë, por në Beograd.
Sipas Kurtit, deeskalimi ka ndodhur dhe masat e vendosura nga BE duhet të ishin hequr
“Tensionet e rieskalimit nuk janë në Prishtinë, por në Beograd. Deeskalimi tanimë ka ndodhur dhe duhet të ishte mjaftueshëm për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.
Pra ne e kemi bërë rrugën e qartë, legalo, juridike administrative që duhet ndjekur në mënyrë që këtë vit të kemi zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.
Shto këtu edhe zvogëlimin dy herë me nga 25% të policisë së Kosovës, padyshim që masat nuk kanë arsye të jenë aty” tha Kurti./abcnews.al