Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti betohet si kryeministër: Pushtetin dhe shtetin e fituan qytetarët e Kosovës

schedule18:19 - 3 Shkurt, 2020

schedule 18:19 - 3 Shkurt, 2020

Qeveria Kurti ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti,  është shprehur se sot po hapet një kapitull i ri i shtetit të Kosovës.

Kryeministri në fjalën e tij ka theksuar se ajo që duket e pamundur sot është bërë e mundur, duke theksuar faktin se nuk ka fituar Vetëvendosja dhe LDK-ja por ka fituar e drejta e qytetarëve.

“Sot po hapim një kapitull të ri për Kosovën ajo që ngjante e pamundur u bë e mundur, është populli që me zgjedhjen e tij të lirë dhe ne me përkushtimin tonë i japim zgjidhje.

Këtë e kemi bërë me 6 tetor dhe këtë po e bëjmë sot me krijimin e qeverisë. Nuk mund të ishte ndryshe, populli ynë nuk ka duruar kurrë padrejtësinë. Sot nuk ka fituar lëvizje Vetevendosje dhe LDK, por ka fituar qytetarët e Kosovës.

Pushtetin e ka fituar populli pasi atij i takon, ne jemi thjesht kalimtar dhe shërbetor të votës së tyre, ne punojmë për popullin. Kontributi ynë shihet se sa ne i japim atij, sa e pasurojmë popullin dhe jo veten.

Nga sot pavarsisht sesi keni votuar unë do të jem kryeministri i të gjithëve pavarsisht se si ju keni votuar. Sot fillon puna për ndryshimin  që ne kemi pritur dhe për të bërë politike.

Fillon një etapë e re e qeverisjes, unë ftoj të gjithë punonjësit në institucionin publik që të punojnë ndaj së drejtës dhe të qëndrojnë larg korrupsionit. Nga sot lideri i ri do të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Populli na zgjedh të punojmë për interesat e tij, dhe jo për interesa tona. Politika jonë e jashtme duhet të jetë unike. Ne synojmë integrimin në BE dhe NATO dhe integrimin e Afrimin me Shqipërinë“, tha Kurti.

Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri i ri i Kosovës është shprehur se nga sot do të flasin më pak e do të punojnë më shumë.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!