Kurti asnjë fjalë për kufizimet e energjisë: Ata që dështuan për dekada të shohin veten në pasqyrë

schedule16:23 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 16:23 - 23 Dhjetor, 2021

Në mbledhjen e 50-të të qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se ata që qeverisën me dekada duhet ta shohin vetën në pasqyrë kur e kritikojnë qeverinë e tanishme që numëron sot nëntë muaj në pushtet.

Kurti tha se ndonëse vendi ndodhet në krizë të vështirë energjetike po bëjnë gjithë çka munden që të dilet sa më lehtë nga situata.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj, ndërkaq ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, tha ai.

Kryeministri i Kosovëë foli për punën e qeverisë që drejton këto 9 muaj.

“Si kurrë më parë ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit, para gjashtë ditësh është votuar buxheti më i madh në histori.Eksportet kosovare deri në tetor 2021 janë në vlerë të 614 milionë euro investimet e huaja direkte në vitin 2021 janë 388.9 milionë euro që përbën 80% ngritje. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”, tha ai ndër të tjera. /abcnews.al/