Kryeministri Edi Rama e quan manipulim protestën në Zvërnec, kundër ndërtimi të një projekti.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se ky është skenar i sajuar jashtë dhe kurth për të ardhmen e Shqipërisë.
“Ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi që i ngrihet PS dhe mua, që ditën e parë, por në këtë rast, është kurth për të ardhmen e Shqipërisë. Kam menduar për një film, kur bota na mendonte njerëz me bisht, në ditët e demokracisë. U bëmë të njohur ne, përmes filmit Wag the dog, rekrutohet një producent i Hollywood dhe bashkë me regjisorin de Niro fabrikoi një luftë, të trilluar të SHBA me Shqipërinë. Si e fabrikoi? Përmes mediave. Duke përdorur pamje të rreme lajmesh. Bëhet i gjithë i bashkuar, për të shpëtuar një ushtar amerikan që ka mbetur në vijën ku janë armiqtë. Filmi i fabrikuar e kthen opinionin publik aty ku donin manipulatorët. Këto nuk janë gjëra më që ndodhin në filma”, theksoi ai./abcnews.al


