Kursi politik i Milatoviç, eksperti: Nuk do ketë probleme me njohjen e Kosovës

schedule16:48 - 13 Prill, 2023

schedule 16:48 - 13 Prill, 2023

BEOGRAD- Drejtori i “East West Bridge”, Jovan Kovaçiç, në intervistë për “Ballkan Update” në ABC News komentoi zgjedhjen e presidentit të ri të Malit të Zi dhe kursin politik që mund të ndjekë në raport me Kosovën dhe NATO-n.

Ai tha se nuk beson që Jakov Milatoviç do të bëjë hapa pas dhe nuk do largohet nga aleanca ushtarake.

“Nuk besoj se Milatoviç do bëjë hapa prapa, madje e ka thënë haptazi se nuk do ketë probleme me njohjen e Kosovës dhe nuk do ketë largim të Malit të Zi nga NATO. Mendoj se Vuçiç e shikon mundësi shumë të mirë në Mal të Zi, që të vazhdojë politikën e tij ashtu siç është, sepse do kishte presione shtesë”, tha ai.

Gjatë bisedës, Kovaçiç thotë se vendet e Ballkanit duhet të afrohen me njëra tjetrën dhe të vënë në zbatim shfrytëzimin e potencialeve në dobi të qytetarëve.

“Ka ardhur koha për rajonin që të afrohen më njëri tjetrin, që të konkurrojë më mirë për një treg. Kemi një mundësi shumë të lirë dhe kemi plot gjëra, që mund t’i zhvillojmë dhe t’i çojmë në një stand tjetër nga se janë tani”, shtoi ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!