Kurse falas të gjuhës angleze për të rinjtë në universitete

schedule12:23 - 11 Janar, 2018

schedule 12:23 - 11 Janar, 2018

Të gjithë universitetet publike të vendit do të ‘hapin dyert’ për të rinjtë duke ofruar kurse falas të gjuhës angleze.

Lajmi është bërë i ditur ditën e enjte nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.

Ajo tha se tregu i punës po ndryshon shumë shpejt dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.

Ky 6 mujor do të jetë 6 mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, tha Nikolla. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!