“Kurrë pas, përpara”, është slogani i Partisë Socialiste për fushatën e zgjedhjeve lokale më “14 Maj”.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi bën me dije se slogani do të prezantohet nesër.
Kujtojmë që jemi vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës edhe pse tanimë ajo jo-zyrtarisht ka filluar prej disa ditësh.
Partia Socialiste e cila ka fituar në zgjedhjet e fundit 60 bashki të vendit për shkak se opozita nuk hyri në garë, vendosi të hyjë në këto zgjedhje me shumë pak ndryshime në emra.
Në krahun tjetër, kundërshtari më i denjë i PS-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bërë ditur prej ditësh sloganin, “Ndryshimi, në duart e tua”.
Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë për kryetar vetëm në 15 bashki, ndërsa ende nuk është bërë publik slogani i tyre.r.t/abcnews.al