“Kurrë nuk mund të marrin mendjen tyre”, Rama i përgjigjet PD-së për testet dhe zbulon sa respiratorë janë në dispozicion

schedule20:11 - 8 Prill, 2020

schedule 20:11 - 8 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për testet.

Teksa opozita kërkon vazhdimisht rritjen e numrit të testimeve, sipas kreut të qeverisë një gjë të tillë e di vetëm komiteti teknik.

“Testet nuk janë çështje e qeverisë dhe aq më tepër e PD-së kurrë nuk mund të marrin mendjen e PD-së. Kjo strategji është përcaktuar nga komiteti, nëse do të thonin na duhen 2 mijë teste në ditë, ne aq do të kishim. Në këtë luftë jam përgatitur për gjithçka, cdo gjë që do i duhet nuk do i mungojë Shqipërisë edhe nëse do të jetë prapa diellit. Mungon sensi i atyre që i thonë vetes opozitës, aq thua se këtu nuk jemi në luftë, a thua se jemi në kohën e historive që nuk po jua kujtoj. Ne jemi në një konflikt fatal”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri, tha se Shqipëria ka në dispozicion 304 respiratorë.

“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta. Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat. Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë. Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një  gropë”,  tha Rama. /abcnews.al