Kurorëzimi i Mbretit, ambasadori britanik në Tiranë: Mbreti figurë që na bën bashkë

schedule11:59 - 6 Maj, 2023

schedule 11:59 - 6 Maj, 2023

Kurorëzimi i Mbretit të Anglisë, po ndiqet përmes një ceremonie të vecantë edhe në Tiranë, organizuar nga ambasada britanike.

ABC News ndoqi nga afër ceremoninë në ambasadën britanike, ndërsa ambasadori Alastair King-Smith, vlerësoi figurën e mbretit Karl III si edhe rolin e Monarkisë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Monarkia ka të bëjë me vazhdimësinë dhe stabilitetit. Koha ka ndryshuar. Mbreti është vital jo vetëm për Britaninë. Shihet si një figurë qe ngrihet mbi partitë e na bën bashkë. 54 vende në bote, janë duke parë këtë proces.

Kurorëzimi nuk ka të bëjë vetëm me traditën. Mbrojtësi i feve është quajtur Mbreti Karl, ai ka theksuar se është mbrojtës i të gjitha feve, dhe është nder për ne që sot këtu në Ambasadë kemi përfaqësues të të gjitha feve.

Është e rëndësishme të reflektojmë. Mbreti i ri ka shfaqur dashamirësi në të gjithë Botën, ka qenë avokat për cështje mjedisore, ka ndihmuar persona me aftësi të kufizuara. Ka provuar se do të jetë një mbret i denjë. Kam patur fatin ta takoj, dhe të jem pjesë e bujarisë së tij.

Pasioni i Mbretit është të ndihmojë njerëzit më të dobët. Sot do shohim edhe Mbretëreshën, edhe ajo ka peshën e përgjegjësisë për të qëndruar në nivele të larta, si Elisabeta II.”-u shpreh ndër të tjera ai.