Sondazh

 

Kurora e trefishtë e Spanjës/ E para skuadër që mban njëkohësisht tre tituj të mëdhenj

schedule12:35 - 20 Korrik, 2026

schedule 12:35 - 20 Korrik, 2026

Askush si ata. Yjet spanjollë po vendosin rekorde pas rekordesh me triumfin në Kupën e Botës, dhe kjo skuadër po bëhet gjithnjë e më shumë historike.

Ashtu si brezi I Kasijasit, Ramosit, Ksavit e Iniestës, edhe ky i Rodrit e Lamin Jamalit fitoi Botërorin pasi ia doli më parë në Kampionatin Europian.

Diçka të tillë e kishte bërë edhe Gjermania e Bekenbauerit në 1972 e 1974. Gjithsesi, ky grup lojtarësh ka bërë diçka më shumë.



Për herë të parë në historinë e futbollit, një kombëtare mban njëkohësisht një kurorë të trefishtë.

Kjo, sepse Spanja është kampione e botës, kampione e Europës dhe kampione olimpike. Vera e vitit 2024 ishte ajo e lavdishme për “Furitë e Kuqe”.

Fillimisht u fitua Europiani në Gjermani pikërisht nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente. Më pas, u fituan medaljet e arta dhe titulli në Lojrat Olimpike në Paris.

Skuadra U23 e drejtuar nga trajneri Santi Denia mundi në finale pikërisht Francën vendase me përmbysje. Tashmë, u shtua edhe titulli botëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me finalen në Nju Xhersi ndaj Argjentinës, nën udhëheqjen sërish të trajnerit De la Fuente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!