Kurbin, burimi historik drejt shterimit

schedule14:39 - 26 Nëntor, 2017

schedule 14:39 - 26 Nëntor, 2017

Një burim me ujë të pijshëm që është hapur nga ushtria austriake, akoma furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të banorëve në Kurbin. Por kohët e fundit ai po shteron dhe fshatarët vihen në rradhë natën për të mundësuar mbushjen e bidonave.

Një burim i hapur në vitin e 1914 shuan etjen e kurbinasve.
Dikur e përdorin ujin e këtij pusi për bagëtitë. Tani edhe për vete.
Ky burim u shpua në 300 m thellësi nga ushtria austriake. Shërbente kryesisht për kuajt e ushtarëve.
Më herët pranë tij, në Mamurraz ishte hapur një burim i ngjashëm. Por kuajt e ushtrisë austriake po paralizoheshin. Komandantët menduan që shkaku ishte uji.
Pas viti 1954 zona u popullua nga të ardhur, kryesisht me banorë të Dukagjinit dhe të Ullzës.
Fshati mori emrin Katund i Ri. Meqenëse burimi ndodhej në kodrat e fshatit ata nisën të konsumonin ujin.
Prej vitesh ky pus do të shërbente dhe për banorët e një lagjeje të Mamurrasit dhe fshatit Gjorëm fqinj me Katundin e Ri.
Me kalimin e viteve uji ka shterur dhe nga burimi rrjedh shumë pak. Nuk duhet shumë kohë që ai të mos japë me asgjë banorëve.
Fshatarët vihen në rradhë që natën për të siguruar ujë në burimin e hapur enkas për kafshët nga viti 1914.
Ata presin dikush të investojë pranë tij./abcnews.al

 

https://youtu.be/hmfe3ii6V6E

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!