Kurbin/Brumbulli, insekti që po shfaros parcelat bujqësore

schedule15:11 - 15 Qershor, 2018

schedule 15:11 - 15 Qershor, 2018

Në zonën e Kurbinit është shfaqur brumbulli, insekti që po dëmton me shpejtësi shumë dru frutore dhe kulturat bujqësore. Fermerët thonë se kanë kërkuar ndihmën e Drejtorisë së Bujqësisë në Lezhë, por ende nuk iu është përgjigjur kush.

Brenda dy javësh mund të shfarosë gjithë pemtoren. Quhet brumbull i Majit ose insekti i vdekjes për frutat e ëmbla.

“Pothuajse të gjitha i dëmton, por më shumë ato që kanë gjethen e ëmbël, sidomos mollën, dardhën, qershinë”.

Fermerët në Kurbin janë te alarmuar nga demet ne frutore dhe ne bujqesi. Mjaft I rrezikshem perhapet me shpejtesi kryesisht ne muajet Maj dhe Qershor.

“Ka sezon dy-tre javor, por për kaq kohë bën namin”..

Në fshatin Adriatik të Kurbinit ky insekt ka vërshuar masivisht. Në dialekt, banorët e quajnë kacabun. Megjithë gatishmërinë për ta ndaluar, nuk gjejnë dot zgjidhje.

“Kam fol me të drejtorisë së Bujqësisë në Lezhë edhe thotë që nuk kemi fonde për kacabun”

Llojet e këtij insekti janë të shumta, nga brumbulli i egër deri te ai i gjelbërt. Por sipas banorëve, kësaj here, insekti duket tepër agresiv. Brenda pak ditëve, ai ka dëmtuar parcela të tëra me kultura bujqësore, ose drutë frutore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!