Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së: Paqe dhe mirësi për të gjithë, i lutemi Zotit që të gjendet gjuha e përbashkët për situatën në Kosovë

schedule10:18 - 28 Qershor, 2023

schedule 10:18 - 28 Qershor, 2023

Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu pas faljes së  Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” ka folur për mediat, ku ka uruar që kjo festë të sjellë paqe, mirësi dhe begati në të gjithë familjet.

Për situatën në Kosovë, Spahiu tha se i lutemi zoti  që të gjendet gjuha e përbashkët e maturisë dhe e zgjidhjes për ato çështje të përbashkëta.

“Duke iu lutur zotit të gjithësisë që kjo festë e Kurban Bajramit të sjellë paqe, mirësi dhe begati në familjet shqiptare dhe anë e kënd botës.

Natyrisht siç folëm edhe më sipër, ju them gjithë familjarëve të besimit mysliman që pas faljes së namazit të therin kurbanet e tyre që të jenë më solidarë për të kryer nevojat e njerëzve që janë të skamur.

Paqe dhe mirësi për të gjithë globin ku njerëzit sot kanë nevojë më shumë së kurrë.

Për situatën në Kosovë, ne i lutemi zotit që të gjendet gjuha e përbashkët e maturisë dhe e zgjidhjes për ato çështje të përbashkëta, kudo që janë.

Xhamia e Namazgjasë nuk ka përfunduar ende, kur të mbarojë do të hapet. Siç e kam thënë ajo xhami për Bajram është e pamjaftuar, por në për ditën e xhuma është e mjaftuar” u shpreh Spahiu.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!