Nga Ajgena Korbi
Prej rreth tre javësh kurba e të infektuarve me koronavirus ka pësuar rënie. Me rreth 3500 persona pozitiv në të gjithë vendin ajo ka arritur thuajse në nivelin e fillimit të korrikut. Afro 40% e të prekurve nga Covid ndodhen në Tiranë. Për numrin e të infektuarve kryeqyteti ndiqet nga Fieri dhe bashkitë e zonave bregdetare si Vlora dhe Durrësi.
Ulja e numrit të të infektuarve është shoqëruar dhe me ulje të personave që kanë nevojë për trajtim në spital.
Aktualisht në Covid tre ndodhen 22 të shtruar. Pacientët janë nga gjashtë qarqe të vendit, Tirana, Elbasani, Berati, Fieri, Vlora dhe Korça. Asnjë prej tyre nuk ndodhet në terapi intensive.
Me gjithë përmirësimin e situatës specialistët e shëndetit publik i druhen shfaqjes së mutacioneve të reja të Covid në vjeshtë. Arsye kjo që ata vijojnë të këshillojnë vaksinimin si mënyra për të shmangur format e rënda të sëmundjes. /abcnews.al/