Kur u shënua eklipsi i fundit?

schedule13:23 / 26 Dhjetor, 2019

schedule13:23 / 26 Dhjetor, 2019

Me kokën lart për të admiruar diellin dhe eklipsin e fundit të 2019-ës. Ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Nuk ishte i dukshëm në kontinentin e vjetër ku dielli lind shumë më vonë, eklipsi u pa qartë nga Australia në Indi duke kaluar për në Filipine, Singapor dhe sidomos në Gadishullin Arab.

97 për qind e sipërfaqes së diellit u mbulua ndërsa rreth e përqark hënës u pa një unazë e shndritshme.

Takimi i rradhës me një eklips diellor do të jetë në 21 qershor në 2020 – tën, por dhe këtë herë fenomeni nuk do jetë i dukshëm në Europë./abcnews.al