Aleko Myrtollari ka dalë sot para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë pasi plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Marjola Myrtollari. 46 vjeçar ka shprehur pendesë para gjykatësit për krimin e kryer ndërsa ka rrëfyer se gjithçka ka ndodhur për shkak të xhelozisë.
“Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë. Ju dërgoja para në shtëpi por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Fëmijët ishin të paedukuar dhe çupa nuk shkonte në shkollë. E bëra për xhelozi. Bëra veprim të nxituar për nënën e tre fëmijëve”, ka thënë ai në gjykatë./abcnews.al