Kur u konfirmuan komunistët si udhëheqës të LANÇ

schedule22:36 - 14 Qershor, 2019

schedule 22:36 - 14 Qershor, 2019

Historiani Marenglen Kasmi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. Ai tregoi në ABC News momentet kur Partia Komuniste mori në dorë udhëheqjen e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

“Ajo që e përcaktoi apo mund të çonte në një hamendësim se si po shkonte e ardhmja ka dy momente. E para diskretitimi që do t’i bëhej Ballit Kombëtar në kuadër të bashkëpunimit dhe lufta që do i bëhej Ballit Kombëtar si pjesë e formacioneve gjermane dhe unë kam sjellë një dokument të rëndësishëm këtu ku dukej që kjo palë nuk mund të kishte ambicie për të ardhur në pushtet sepse nuk e mbështeste më shumica dhe treguesi i dytë është numri prej 70 mijë luftëtarësh që ka ushtria partizane deri në 29 Nëntor të 1944-s. Pra masivizimi që mori lufta sidomos pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm në 10 Korrik të ’43-shit. Pra mund të thuash në retrospektivë, në vlerësim historik është një tregues i qartë nga po shkonte lufta”, tha Kasmi. /abcnews.al