“Kur të hapen baret do të festohet fitimi i luftës”: Rama flet edhe për çeljen e shkollave

schedule19:58 - 8 Prill, 2020

schedule 19:58 - 8 Prill, 2020

Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Teksa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se situata në spitale është inkurajuese, pasi janë vetëm 63 pacientë.

Po ashtu Rama i është përgjigjur edhe interesit të qytetarëve për hapjen e bareve. Sipas tij, hapja e tyre do të shënojë edhe kohën për të festuar fitimin e luftës.

Kur të hapen baret do jetë koha për të festuar fitimin e luftës. Për berberët e kemi thëne që janë mbyllur dhe do marrin pagën që kemi vendosur. Situata në fushën në vijën e zjarrit është inkurajuaese, sot kemi 56 të shtruar në infektiv, prej të cilëve në reaminacion dhe 7 në COVID1, ku 6 prej tyre janë në reaminacion”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Rama tha se është ende herët për të hapur shkollat.  “Jemi akoma herët për fillimin e shkollës’, u shpreh kryeministri.

/abcnews.al