Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur me një tifoze bejsbolli, teksa po shikonte ndeshjen në stadiumin e skuadrës së saj të preferuar. Kathy McVay, mbështetëse e Philadelphia Phillies, mbeti e gjakosur e më pas e nxirë në sy pasi u godit nga një hot dog.
Për Phanatic Phillie, maskotën zyrtare të skuadrës, është traditë që çdo ndeshje të lëshojë nga një makinë në lëvizje disa hot dogë. Për ta realizuar përdoret një makineri, që e lëshon me forcë ushqimin drejt fansave.
Por kësaj here ishte fati i keq i Kathy-t, e cila mbeti me shenja nga kjo ndeshje. Asaj iu enjt dhe iu nxi syri, ndërsa tregon se hot dogu fluturues e goditi aq fortë saqë iu thyen syzet.
Më pas, ajo ishte dërguar në spital për t’u siguruar që nuk kishte pësuar tronditje në kokë.
“Ajo që mbaj mend është se ai (maskota) u drejtua nga ne dhe bam. Me goditi njësoj si një ton me tulla. Syzet fluturuan tutje”, tha ajo për ABC.
Pavarësisht gjithçkaje, McVay tregoi se ishte një tifoze e vërtetë e Philadelphia Phillis. Ajo u shpreh se nuk ka në plan të padisë klubin dhe do të rikthehet sërish në stadium. Nga ana tjetër, klubi i ka kërkuar falje gruas dhe i ka ofruar bileta falas për ndeshjen e ardhshme, rapotojnë mediat lokale./abcnews.al