Dirigjent i njohur, Bujar Llapaj ka folur në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, dhe për artistët shqiptarë që kanë arritur famën ndërkombëtare, si Inva Mula apo Ermonela Jaho.
Ai ka deklaruar se te këta artistë nuk diskutohet se çfarë dinë, por interpretimi i tyre që të çon në një tjetër planet.
Llapaj ka theksuar se mund të kesh një vokal shumë të mirë, por në qoftë se atë nuk e përpunon, nuk njeh lëkurën e të lexuarit nuk ia del dot
“Invën e bën të veçantë se ajo është Inva, inteligjenca e saj dhe kur ajo hyn në skenë je në tjetër planet. Plus eksperiencat që ato kanë, qoftë Inva apo tani Ermonela. Te këta artistë, e para gjë që nuk duhet të diskutohet është se të arrish në këto nivele botërore, është që nuk diskutohet, e di partin e asaj apo të kësaj. Diskutimi aty hyn te interpretimi se çfarë bën, çfarë i jep kësaj që e kanë luajtur, që nga Maria Callas deri te ajo. Asnjë artist nuk është krijuar rastësisht. Mund të kesh një vokal shumë të mirë, por në qoftë se atë nuk e përpunon, nuk njeh lëkurën e të lexuarit nuk ia del dot. Ne shpesh e anashkalojmë, të lexuarit është thelbi, të lexuarit literaturë të ndryshme jo vetëm muzikë. Të jesh një qenie se kur del përpara publikut ti ke dhe spektatorë. Nuk ke thjesht muzikantë. Ti ke njerëz të ndryshëm sidomos në nivele të ndryshme botërore dhe shikojnë majën e gjilpërës”, tha dirigjenti./abcnews.al