Kur harron…fëmijën, sociologët: Ngarkesa jashtë shtëpisë, dështim për disa prindër

schedule16:09 - 24 Gusht, 2023

schedule 16:09 - 24 Gusht, 2023

Humbja e jetës së një  vajze një vjeçe e gjysmë nga Delvina pesë ditë pasi piu metadonin e lënë mbi tavolinë nga daja i saj  sipas sociologëve duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi jo vetëm për prindërit,  por për të gjithë shoqërinë.

Kjo duhet të shërbejë si mesazh alarmi për të gjithë prindërit, familjet, kujdestarët e të miturve. Të shtojnë vëmendjen dhe kujdesin ndaj tyre. Të rrisin përqendrimin tek detyrat familjare, veçanërisht tek ato që kanë të bëjnë direkt me mirërritjen dhe edukimin. Duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë shoqërinë që duhet të ndihmojë familjet e reja të kenë sa më shumë asistencë  në rritjen dhe kujdesin e fëmijëve sepse shpesh herë familjet e reja, prindërit e rinj për shkak edhe të  situatës së përgjithshme bëjnë disa punë janë të lodhur të mbingarkuar mund të ndodhë që bie vëmendja, përqendrimi tek detyrat familjare“, ka thënë sociologia

Sipas sociologes Entela Binjaku  mbingarkesa  jashtë mureve të shtëpisë,  por dhe  toleranca e tepruar apo mbrojtja pa kufi e fëmijëve shumë çifte i bën të dështojnë në rolin e tyre si prindër.

“Në të gjitha rastet kur ne shikojmë një fëmijë që i drejtohet jetës së rrugës, një fëmijë që braktis shkollën një adoleshent që përdor substanca, i dhunshëm, i ri papërgjegjishëm mendoj se një rol kyç në këtë dështim e kanë vetë familjet. Ka prindër që në vend të jenë edukativ janë hiperprotektiv ndaj fëmijëve të tyre i mbrojnë me çdo kusht sjelljet e tyre dhe kur shohin që janë të paedukuatë  bien ndesh me shumë norma. Ka të tjerë që ndikohen nga modele të mbitolerancës sikundër ka dhe të tjerë që janë të zënë me mbijetesën, angazhimet jashtë mureve të shtëpisë”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Në kushtet e rënies së lindjeve dhe  plakjes së popullsisë Binjaku thotë se e gjithë shoqëria duhet të shtojë  kujdesin dhe vëmendjen ndaj më të vegjëlve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!