Përvjetori i Ditës së Bastijës në Francë nuk ka shkuar tërësisht sipas parashikimeve. Gjatë paradës madhështore, dy motorë të xhandarmërisë franceze nuk kanë koordinuar mirë lëvizjet dhe janë përplasur me njëri-tjetrin. Për fat të mirë impakti nuk ka patur pasoja tek drejtuesit pasi dy mjetet po lëviznin me shpejtësi të ulët dhe nuk kanë prishur koreografinë e mjeteve të tjera.
Në paradën e mbajtur përgjatë shëtitores Champs Elysees morën pjesë 4 mijë e 290 ushtarë, 220 automjete, 250 kuaj, 64 avionë dhe 30 helikopterë. Ndërkohë, 12 mijë anëtarë të forcave të sigurisë u mobilizuan në mbarë Parisin për ditën e 14 korrikut por edhe në prag të finales së Botërorit që mbahet pasditen e së dielës, ku Franca sfidon Kroacinë./abcnews.al