Kur do të rikthehet Armando Broja? Sylvinho flet në Real Story: E rëndësishme është…

schedule20:57 - 6 Nëntor, 2023

schedule 20:57 - 6 Nëntor, 2023

Në emisionin Real Story, trajneri Sylvinho foli edhe për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja, i cili është ende në fazë rikuperimi.

“Broja është një lojtar i rëndësishëm, dhe është e rëndësishme që ai të rikthehet sa më shpejt në formë. Flasim për shëndetin e një futbollisti, ka patur një dëmtim të rëndë, për fat të kaq. Ashtu si edhe Kumbulla. Ai duhet të rekuperohet të kthehet në 100% të formës. Është e vërtetë që ka bërë disa ndeshje me Chelsea kur është rikthyer, erdhi me ne, kur u rikthye pas Kombëtares ai nuk ka luajtur më me Chelsea.

Aktualisht nuk është i grumbulluar për ndeshjen e radhës së Chelsea, dhe e rithem që ashtu si shumë lojtarë të tjerë që rikthehen nga një dëmtim gjëja e parë nuk është Chelsea nuk është Kombëtarja, Europiani, por futbollisti. Është shumë e rëndësishme që ai të rikuperohet 100 % të rikthehet në fushë dhe kur të rikthehet te Chelsea, sigurisht ne jemi këtu. Në këtë moment ai nuk po luan me Chelsea, që pas rikthimit nga Kombëtarja ende nuk është rikthyer në fushë.

Unë kam vizituar shumë lojtarë, e kam takuar edhe atë, është një djalë shumë i mirë, kam shkuar për ta vizituar tek Chelsea,” u shpreh Sylvinho, ndërsa theksoi se fokusi është më 17 nëntor në Moldavi dhe më pas 20 nëntori me Ishujt Faroe.

“Një futbollist nuk bën dot gjithçka i vetëm. Skuadra nuk është një lojtar, por është shpirti, dhe më pas cilësia e futbollistit arrin të rritet brenda skuadrës”, tha tekniku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!