“Kur do të na lini të jetojmë të qetë” banorët e “5 Majit” dhe ata të Laprakës në protestë

schedule18:23 - 29 Janar, 2022

schedule 18:23 - 29 Janar, 2022

Banorët e zonës “5 Maji” dhe ata të Laprakës janë bërë bashkë për të protestuar te zona e ish-sheshit Shqiponja. Në zonë ndodhen forca policore ndërsa mësohet se protestuesit janë konfliktuar me shoferët e makinave që po tentonin të kalonin rrugën.

Një banor i Laprakës është shprehur se protestat do të përshkallëzohen ndërsa falënderoi policinë e shtetit që nuk u konfliktua me ta. Mes protestuesve, që në duar mbajnë pankarta në të cilat shkruhet “Kur do të na lini të jetojmë të qetë”, ndodhet edhe nënë Liza e cila është kthyer edhe në simbolin e rezistencës në këtë protestë.

Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj në lagjen 5 Maji ishte e pranishme më 29 janar në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.

Pas apelit të fortë dhe renditjes së kërkesave nga ana e saj, nënë Liza tregoi edhe se si ka nisur aksioni për shembjen e shtëpisë së saj.

“Kam pasur shtëpi 3 katëshe. Na kanë njoftuar se do vijnë në 6 dhe kanë ardhur në katër të mëngjesit e kanë këputur dritat. Shtetrrethim. Në katër të mëngjesit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 policë me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policë na nxorën jashtë, me këtë shtet jemi duke hyrë në gropë jo në Evropë”, tregoi  ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!