“Kur do të martohesh?”, Rozana Radi habit me përgjigjen

schedule15:25 - 13 Gusht, 2020

schedule 15:25 - 13 Gusht, 2020

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka vendosur së fundmi t’i përgjigjet pyetjeve  të ndjekësve në profilin e saj në ‘Instagram’.

Mirëpo, pyetja që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ajo se kur do të martohet. Ndërsa Rozi nuk ka hezituar dhe është përgjigjur.

“Kur do martohesh?”, ishte pyetja, teksa Rozana iu përgjig: “Aq shpejt sa s’ta merr mendja”.

Kujtojmë se Rozana ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private, edhe pse jo pak raste është përfolur për jetën e saj private. Ndonëse Radi ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej disa vitesh./abcnews.al