Kur do martohesh? Robert Berisha jep përgjigjen epike

schedule15:02 - 20 Shtator, 2021

schedule 15:02 - 20 Shtator, 2021

Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka zbuluar nëse është single apo në një marrëdhënie dashurie.

Në një lidhje direkte me Arjon Muçën dhe Arjola Shehun, pyetjes nëse është i martuar apo beqar, ai me shaka u përgjigj: “Njeriu vetëm një herë bëhet budall”.

Kujtojmë që kohët e fundit Roberti po përflitet se është ribashkuar me Norën. Thashethemet nisën në momentin që çifti shkuan me pushime bashkë me vajzën e tyre, Renee./abcnews.al