Kur ari bie nga qielli…

schedule19:06 - 15 Mars, 2018

schedule 19:06 - 15 Mars, 2018

Nuk ndodh shpesh dhe as kudo që nga qielli të bien kallëpe ari, por pikërisht kjo ka ndodhur këtë të enjte në një aeroport të Siberisë. Një avion mallrash i llojit “AN-12”, që transportonte rreth 9 tonelata ar, ka humbur një të tretën e ngarkesës për shkak se një derë është prishur kur mjeti ndodhej në fazën e ngritjes.

Avioni, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Interfax”, ishte nisur nga aeroporti i lokalitetit Jakutsk dhe shkak për aksidentin dyshohet të jenë bërë erërat e forta. Pas ngjarjes, mjeti është ulur në aeroportin e Maganit, 12 kilometra nga Jakutsku, për fat të mirë pa asnjë pasojë për 5 anëtarët e ekuipazhit. Të paktën 172 kallëpe ari, me peshë 3.4 tonë, janë rekuperuar në pistën e aeroportit, ka deklaruar një burim i Ministrisë së Brendshme ruse. Ndërkohë, burime të tjera kanë llogaritur se vlera e ngarkesës ishte mbi 305 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!