Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kupa lë me pasoja Kukësin, dëmtohet sulmuesi kryesor dhe rrezikon duelin me Laçin

schedule17:20 - 28 Shtator, 2022

schedule 17:20 - 28 Shtator, 2022

Kukësi zhvilloi ndeshjen e parë të 1/16-tave të Kupës së Shqipërisë, teksa përballë kishte Labërinë, me sfidën që u fitua me shifrat 3-0 nga verilindorët.

Pas kësaj ndeshje menjëherë te Kukësi kanë filluar të mendojnë për përballjen me Laçin në kampionat, takim që do të luhet ditën e shtunë duke nisur nga ora 15:00 në “shtëpinë” e kurbinasve.

Për Enkeleid Dobin ka “dhimbje koke”, pasi sulmuesi kryesore i skuadrës, Klejdi Daci është dëmtuar në përballjen e Kupës, ndërsa rrezikon të mungojë ndaj kurbinasve.



Këtë sezon Daci ka qenë vendimtar te verilindorët, duke shënuar tre gola. Mungesa e tij dy javore prej pezullimit ndikoi te skuadra, që mban vendin e fundit në klasifikim me 2 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!