Kupa e Shqipërisë/ Erzeni trondit Vllazninë, Egnatia ruan golin për në “frymën e fundit” të ndeshjes

schedule15:28 - 21 Shkurt, 2024

schedule 15:28 - 21 Shkurt, 2024

Mund të kishte shkuar më mirë për “gjigantët” e futbollit shqitpar. Vllaznia dhe Egnatia nuk kanë arritur rezultate pozitive medistën e kësaj të enjteje, me “Kuqeblutë” e Qatip Osmanit, që janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga “Shijakasit” e Erzenit, ndërsa Egnatia ka mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, “Bardhezinjtë” e Laçit, në përballjet e para, të vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Në “Arena Egnatia”, “Shijakasit” e Skerdi Bejzades kanë bërë të paimagjinueshme, duke mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Kuqeblutë” shkodranë, duke i dhënë fund serisë së 10 ndeshjeve pa humbje. Një gol i Asanit e një tjetër i Kacbufit, në minutat 64’ e 90’ i dhanë fitoren “Shijakasve”, ndërsa Smajli dërgoj në rrjetë topin për të “vulosur” rezultatin, 2 me 1.

Mirëpo, nëse në Rrogozhinë u dhurua spektakël, në përballjen mes Laçit e Egnatia pati më shumë ndërhyrje taktike e goditje të pasakta drejt kuadratit, me golin e vetëm të sfidës, që erdhi në “frymën e fundit” të sfidës e më konkretisht, në minutën e 95’-të të sfidës, me Aleksin që dërgon topin në rrjetë për të filluar festën në stolin e Edlir Tetovës.

Pas këtyre rezultateve tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datën e 5 marsit, datë kur është caktuar nga FSHF, për t’u zhvilluar sfidat e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, për të mësuar përfundimisht emrat e 4 gjysmëfinalistëve, ku deri më tani pjesëmarrjen në raundin tjetër e rrezikojnë Vllaznia e Tirana. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Erzeni 1 – 1 Vllaznia 

Goli i Xhelil Asanit, 0-1

Goli i Geralb Smajlit, 1-1

Goli i Alessandro Kacbufit, 2-1

Lacci 0 – 1 Egnatia

Goli i Albano Aleksit, 0-1

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!