Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me dy sfidate ndeshjeve të kthimit.
Tirana do të presë në shtëpi Kastriotin. Në raundin e parë, Tirana fitoi me rezultatin 1-4, me Patrick dy herë, Berishën dhe Nikqin autorët e katër golave.
Përballja e sotme do të jetë formalitet për bardheblutë, pasi gjysmëfinalja është shumë pranë.
Nga ana tjetër, Kukësi do të ndeshet në shtëpi ndaj Teutës. Durrsakët e fituan ndeshjen e parë me rezultatin favorizues 2-0.
Të dyja sfidat, Tirana-Kastrioti dhe Kukësi-Teuta, do të luhen në orën 13:00./ h.ll/abcnews.al

